Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim ndaj Udineses.
Skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi fitoi me rezultatin minimal 0 – 1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Ishte Marusic që shënoi golin vendimtar në ndeshje pas asistimit të Milinkovic-Savic (37′). Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë dhe zhvilloi 66 minuta, por i pafat para portës.
Me këtë fitore, Lazio renditët në vendin e 7-të me 49 pikë, ndërsa Udinese pozicionohet e 12-ta me 33 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: