Milani fiton me përmbysje përballë Fiorentinës

Milani fiton me përmbysje përballë Fiorentinës

20:19, 21/03/2021

Milan ka marrë pikë të plota në transfertë kundër Fiorentinës.

Skuadra kuqezi fitoi me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Ishte Zlatan Ibrahimovic që realizoi gol të bukur për të zhbllokuar shifrat (9′). Vendasit, u kthyen në lojë me anë të Pulgar, që realizoi supergol nga gjuajtja e lirë (17′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Fiorentina kaloi për herë të parë në avantazh me Franck Ribery (51′). Por, gëzimi zgjati vetëm gjashtë minuta, me Milanin që barazoi me anë të Brahim Diazit (57′). Fitoren dhe njëkohësisht përmbysjen në rezultat e bëri realitet, sulmuesi Hakan Çalangolu me një gol mjaftë të bukur (73′).

Pas kësaj fitore, Milani ngushton shifrat në krye me 59 pikë, 6 me pak se Inter, kurse Fiorentina renditët në vendin e 14-të me 29 pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco