Befasia në Serie A/ Juventusi humb ndaj Beneventos, tashmë 10 pikë larg kreut

Befasia në Serie A/ Juventusi humb ndaj Beneventos, tashmë 10 pikë larg kreut

17:14, 21/03/2021

Benevento është befasia e javës në Serie A.

Skuadra modeste mposhti 1-0 Juventusin në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të ë elitën e futbollit italian.

Në minutën e 69-të ishte Adolfo Gaich i cili befasoi “Zonjën e Vjetër” duke i shkundur rrjetën. Ai e shfrytëzoi një gabim në mbrojtje nga Arthur për t’i dhënë avantazhin e papritur Beneventos.

“Zonja e Vjetër” bëri disa aksione të bukura, por nuk arriti t’i konkretizojnë në gol dhe në këtë mënyrë u mposht nga skuadra që pozicionohet në vendin e 16-të.

Me këtë humbje, Juventus bën një gabim të madh në garën për titull, duke u renditur në vendin e tretë me 56 pikë, 10 me pak se kryesuesit e Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco