Portieri i Real Madrid dhe e dashura e tij i japin fund beqarisë të veshur me tuta

Portieri i Real Madrid dhe e dashura e tij i japin fund beqarisë të veshur me tuta

08:56, 21/03/2021

Portieri i dytë i skuadrës së Real Madridit, Andrej Lunin, i ka habitur të gjithë teksa ka shkuar në ceremoninë  e martesës së tij i veshur me kostum sportiv.

22-vjeçari u martua më të dashurën e tij, Anastasia Tamazova në një ceremoni civile.

Ukrainasi këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë, atë kundër Alkojano në kupën e Spanjës.

Portieri shtatlartë erdhi në vitin 2018 tek Real Madrid, por s’ka mundur të gjejë dot hapsira në ekip dhe është huazuar tre herë gjatë këtyre sezoneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco