Përballje titanësh në Champions, rikthehet ‘finalja’ Bayern - PSG

Përballje titanësh në Champions, rikthehet ‘finalja’ Bayern - PSG

12:34, 19/03/2021

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale të Champions Leagues.

Finalja e vitit të kaluar, mes Bayernit dhe PSG-së do të përsëritet këtë sezon në fazën çerekfinale ku francezët do të synojnë hakmarrjen.

Super ndeshja tjetër që do të zhvillohet është përballjames Real Madridit dhe Liverpoolit, dy skuadra me një histori të vjetër në këtë kompeticion. Në total dy skuadrat mbajnë mbi “supe” 19 trofe të Champions Leagues. Kujtojmë që ndeshjet e para çerekfinale luhen në datat 6/7 prill, kurse duelet e kthimit më 13/14 prill.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinalen.

Fituesi i duelit mes Bayernit dhe PSG-së do të përballen me Manchester Cityn ose Borussia Dortmundin.

Kurse fituesi mes Real Madridit dhe Liverpoolit, do te përballet në gjysmëfinale me fituesin mes Chelseat dhe Portos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco