Habit me gjestin e tij/ Mourinho futet në dhomat e zhveshjes së ekipit kundërshtar dhe...

Habit me gjestin e tij/ Mourinho futet në dhomat e zhveshjes së ekipit kundërshtar dhe...

09:20, 19/03/2021 Jose Mourinho nuk ka mbajtur inat dhe është treguar trajner i madh duke iu dhënë merita kundërshtarëve, pasi gjiganti kroat, Dinamo Zagreb i mposhti me një kthim sensacional në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 2-0 për Tottenham, ndërsa Dinamo fitoi me të njëjtin rezultat në Zagreb.

Pas kohës shtesë, Dinamo shënoi edhe një gol tjetër duke eliminuar Tottenhamin, që ishte njëra nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Ligën së Evropës.

Jose Mourinho pas ndeshjes ka bërë një gjest fantastik.

Trajneri portugez është futur në dhomat e zhveshjes së Dinamo Zagrebit dhe ka duartrokitur futbollistët vendas për angazhimin dhe lojën e treguar. Mourinho i uroi ata për kualifikimin dhe u largua i dëshpëruar me eliminimin e skuadrës së tij.

Dinamo Zagreb ku luajnë Aridjan Ademi dhe Lirim Kastrati janë futur në mesin e tetë klubeve më të mira të Ligës së Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco