Solskjaer: Milani ekip fantastik, por ky lojtar bëri diferencën!

Solskjaer: Milani ekip fantastik, por ky lojtar bëri diferencën!

09:40, 19/03/2021

Ole Gunnar Solskjaer ka folur shumë i lumtur pas kualifikimit të Manchester United ndaj Milanit në “San Siro”. Trajneri norvegjez nuk i kurseu elozhet për ekipin kuqezi, teksa u shpreh se janë një skuadër fantastike.

“Është bukur të shohësh Pogba të rikthehet me ne, pasi na ka munguar për 2 muaj. Ndeshjen sot e nisëm mirë në 15 minutat e para, ku pati edhe një penallti për ne, që mendoj se ishte e pastër. Milani ka një ekip fantastik dhe na ka vënë në vështirësi, por Paul Pogba bëri diferencën.

Kemi eliminuar një nga ekipet më të fortë të Europa League këtë sezon dhe jemi shumë të lumtur. Vitin e shkuar shkuam deri në gjysmëfinale dhe zhgënjimi ishte i madh, pasi donim ta fitonim, të shohim këtë sezon”, përfundoi Solskjaer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco