Besim Hasani synon edhe një mandat në krye të KOK-ut

Besim Hasani synon edhe një mandat në krye të KOK-ut

22:43, 18/03/2021

 

Besim Hasani është në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës që 25 vite, nga viti 1996.

Hasani në emisionin  “Kallxo Pernime” ka treguar se përse dëshiron që të vazhdojë të jetë në krye të KOK-ut edhe për një mandat tjetër.

Ai ka treguar se është aktiv në botën e sportit që 29 vite.

“Para këtyre 25 viteve, janë edhe katër vite tjera që unë kam qenë sekretar i Federatës së Karatesë së Kosovës, dhe kryetar i komisionit për ndërkombëtarizimin e karatesë dhe një vit më vonë në vitin 1993, Kosova ka marrë pjesë në kupën botërore, duke e përfaqësuar Kosovën me flamurin kombëtar dhe nga ajo kohë gjatë kësaj periudhe është e gjatë edhe për t’u mbajtur mend”, ka treguar kryetari i KOK-ut.

Ai ka treguar se në sport nuk ka mandate të kufizuara për atë arsye dëshiron edhe një mandat.

“Në sport nuk ka mandate të kufizuara, aty-këtu ka edhe madate të kufizuara, madje edhe këtu në Kosovë. Por, Jeta, informata është e saktë e verefikueshme lehtë që nuk ka mandate për drejtuesit e sportit”, ka thënë Besim Hasani .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco