Challandes nuk e fton, Florent Muslija shpreh zhgënjimin: Lashë Gjermaninë për Kosovën

Challandes nuk e fton, Florent Muslija shpreh zhgënjimin: Lashë Gjermaninë për Kosovën

22:26, 18/03/2021

Florent Muslija është shprehur i pakënaqur për mungesën e një ftese në kombëtaren e Kosovës për 3 sfidat ku “Dardanët” do të zhvillojnë në muajin mars ndaj Lituanisë në miqësore, Suedisë dhe Spanjës për fazën kualifikuese në Botërorin “Katar 2022”.

Gjatë një interviste me median “IndeksOnline”, mesfushori i Hanoverit ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjeve të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes.

“Unë s’kam ide pse nuk më kanë dërguar ftesën. Vetëm e di që nuk jam i kënaqur. Unë jam i gatshëm për Kosovën. Gjithçka kisha dhënë për Kosovën. Unë e meritoj me qenë pjesë e Kosovës. Edhe atëherë kur më kanë ftuar, unë kam lënë Gjermaninë për Kosovën, sepse zemra ime rrah për ‘Dardanët’. Unë jam në formë dhe i gatshëm. Jam shumë i interesuar për me i ndihmuar vendit tim. Kam folur me Bajram Shalën, me menaxherin e Kombëtares.

E kam pyetur se si është situata pandemike. Unë e kam telefonuar, dëshiroja të dija se si është situata, dhe e kam pyetur se a do të më grumbullojë trajneri. Ai më tha se unë jam në listën rezervë. Edhe Valmiri edhe unë e kemi merituar ftesën. Jemi në ligën e dytë në Gjermani, një ligë e fortë.

Neve na japim mundësi për të luajtur aty, dhe besoj që e meritojmë të luajmë për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për të dhënë kontribute për Kosovën. Ne e kemi ekipin shumë të fortë, mendoj shumë që mundemi me i befasuar dhe me i fituar ndeshjet”, tha Muslija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco