Roma në çerekfinalet e Europa League, vlerësim i lartë për Marash Kumbullën: I shkëlqyer

Roma në çerekfinalet e Europa League, vlerësim i lartë për Marash Kumbullën: I shkëlqyer

21:53, 18/03/2021

Roma arriti të kualifikohej për në çerekfinalen e Ligës së Europës duke eliminuar në fazën e 1/-8-ve Shakhtar Donetsk, teksa pas ndeshjes së parë te fituar 3-0 në Itali, verdhekuqtë triumfuan edhe ditën e sotme me rezultatin 1-2.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ishte titullar në të dyja ndeshjet, teksa ashtu si në ndeshjen e parë, edhe sot bëri një paraqitje shumë të mirë.

Shqiptari është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane, teksa “Tuttomercattoweb”, për shqiptarin shkruan: “Ashtu si në ndeshjen e parë, shfaqet shumë mirë në fushë. I vëmendshëm, i përpiktë dhe dominues në luftën në ajër. Bëri një lojë të shkëlqyer”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco