Kush është Mislav Orsic, tre gola për të eliminuar Tottenham-in nga Europa

Kush është Mislav Orsic, tre gola për të eliminuar Tottenham-in nga Europa

22:08, 18/03/2021

Nga Zagrebi, tifoz i Dinamo Zagreb. Mislav Orsic është njeriu i tripletës, si kundër Atalanta-s në 2019, si sot kundër Tottenham. I lindur në 1992, ai është njeriu i duhur i ekipit të drejtuar nga Damir Krznar. Tre gola, dy në kohën e rregullt dhe një në kohën shtesë, që kthyen botën e Jose Mourinhos përmbys dhe çuan kroatët në çerekfinale të Ligës së Evropës pas një fitoreje 3-0 kundër Tottenham.

Image

Pasi nisi karrierën te Inter Zapresic, 28 vjeçari shkonte Spezia, ku pati pak shanse në Serie B. Ai kthehet në atdhe dhe pastaj kalimi në Korenë e Jugut te Jeonnam Dragons. Një sezon, pastaj te Changchun Yatai në Kinë, pastaj sërish në Kore te Ulsan Hyundai. 52 ndeshje, pastaj thirrja nga skuadra e zemrës, Dinamo Zagreb, tek i cili ai është njeriu kryesor. Në qendër të projektit prej tre vitesh, aq sa të meritojë edhe thirrjen me Kroacinë. Por sonte, mbase, nata e tij më e rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco