Një javë pas ndeshjes së parë në “Old Trafford”, e cila u mbyll në barazim 1-1, Manchester United udhëton për në Itali për të sfiduar Milanin për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 në Europa League. Për këtë ndeshje, trajneri Stefano Pioli ka në dispozicion Zlatan Ibrahimovic (e nis nga stoli), që mungonte për shkak të një dëmtimi që nga fundi i shkurtit dhe mesfushori Ismaël Bennacer, që mungon prej mesit të shkurtit. Krahasuar me ndeshjen e parë, Hakan Calhanoglu rimerr një vend në 11-she.
Nga ana tjetër, Ole Gunnar Solskjaer privohet nga mungesa e Anthony Martial. Megjithatë do të jetë në gjendje të llogarisë te Paul Pogba, i rikuperuar nga dëmtimi në kofshë (e nis nga stoli). Marcus Rashford, i lënë për të pushuar, është pjesë e grupit.
Formacionet zyrtare:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: