Shaqiri e ka mbyllur me Liverpool, tre skuadra europiane në garë për shqiptarin

Shaqiri e ka mbyllur me Liverpool, tre skuadra europiane në garë për shqiptarin

19:45, 18/03/2021

E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se është larg "Anfield".

Nga raportimet e fundit në mediat angleze bëhet e ditur se Shaqiri do largohet që në merkaton e verës.Sipas “Liverpool Echo”, Lazio, Sevilla dhe Fenerbahce janë në grupin e skuadrave që janë duke ndjekur shqiptarin.

Shaqiri së fundmi ka nisur të këtë minutazhë më të lartë te skuadra e Jurgen Klopp, e për këtë arsye mund të shitet në verë për 20 milionë euro, vlerë e cila do t’i ndihmonte “Reds” të dalin nga kriza. Këtë edicion, Shaqiri ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe dhuruar katër asistie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco