VIDEO/ Ish-lojtari i Tiranës shënon supergol në Rumani

VIDEO/ Ish-lojtari i Tiranës shënon supergol në Rumani

19:20, 18/03/2021

Mesfushori shqiptar, Enriko Papa vazhdon të shkëlqejë në Rumani, aty ku aktivizohet me skuadrën e Botoshanit, në Ligën e Parë.

Lojtari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Shqipëri, me Tiranën, Lushnjën, Teutën, Bylisin dhe Tomorin, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme. Papa, ka shënuar golin e avantazhit për Botoshanin në minutën e 43’, në përballjen me skuadrën e Astra, me ndeshjen që u mbyll në barazim, pasi vendasit gjetën golin në pjesën e dytë.

28-vjeçari shqiptar, pasi merr një top në zonë, lëshon një predhë me këmbën e djathtë, me topin që godet fillimisht tranversën dhe më pas përfundon në rrjetë. Pas kësaj, nuk ka munguar edhe festa me shqiponjë nga Papa, i cili këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco