Klopp është i qartë: Kur të largohem nga Liverpool do të bëj një vit pushim, mos më telefononi

Klopp është i qartë: Kur të largohem nga Liverpool do të bëj një vit pushim, mos më telefononi

17:34, 18/03/2021

“Kur ta mbyll me Liverpulin, do të bëj një vit pushim. Askush të mos më telefonojë pas 4 apo 6 muajsh, do të shkëputem për një vit.” Jurgen Klopp tashmë i ka idetë e qarta, shumë të qarta për të ardhmen e tij.

Ai e tha këtë në intervistën e dhënë pak orë më parë për “Sport Bild”, në të cilën trajneri gjerman foli për kontratën që skadon në 2024 dhe gjithashtu për lojtarin më të mirë të trajnuar ndonjëherë: "Unë them Robert Lewandowski. Çfarë ai nxori nga potenciali i tij, si punoi për t'u bërë lojtari që është sot është i jashtëzakonshëm. Duhet ta falënderoj  atë dhe të gjithë lojtarët e tjerë që më bënë të ndjehem një trajner i shkëlqyeshëm, " tha me buzëqeshje udhëheqësi i “të kuqëve” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco