Bayern kalon në çerekfinale, Lazio mjaftohet me gol nderi

Bayern kalon në çerekfinale, Lazio mjaftohet me gol nderi

23:02, 17/03/2021

Në kuadër të fazës së 1/8 të Champions League, Bayern Munich priti Lazio Romën në “Allianz Arena’ Skuadra e Hans-Dieter Flick, vinte e favorizuar në këtë takim, pasi kishin fituar  4-1 në ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, klubi romak shpresonte për një mrekulli për të rrëmbyer kualifikimin për çerekfinale.

Megjithatë, diçka e tillë nuk ndodhi pasi bavarezët triumfuan edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 ndaj bardhekaltërve.

Për ekipin e Hansi Flick shënuan Lewandowski me 11-metërsh në minutën e 33-të dhe Chupo-Mouting në të 73-tën. Golin e “flamurit” për bardhekaltrit e realizoi Parolo 8 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Falë këtij suksesi, Bayern Munchen vazhdoi udhëtimin e tyre dhe u kualifikua në çerekfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco