Kupa e Shqipërisë/ Teuta dhe Vllaznia kalojnë në gjysmëfinale, Kukësit i komplikohet rruga për në Europë

Kupa e Shqipërisë/ Teuta dhe Vllaznia kalojnë në gjysmëfinale, Kukësit i komplikohet rruga për në Europë

18:20, 17/03/2021

Pas Laçit dhe Skënderbeut, Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, pasi fituan me rezultatin minimal 1-0,  respektivisht ndaj Kukësit dhe Korabit.

Bregdetarët iu falën golit të shënuar nga Emiljano Vila në minutën e 10-të, duke ua komplikuar verilindorëve edhe më shumë rrugën për një vend në zonën europiane.

Pas tensionit për shkak të rezultateve negative në kampionat, Vllaznia reagoi dhe fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Korabit, duke prerë biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, megjithatë paraqitja e kuqebluve në “Loro Boriçi’ nuk ishte nga më të mirat.

Golin e vetëm për shkodranët, por edhe të krejt takimit e realizoi, Arsid Kruja në minutën e 15-të.

Skuadra dibrane u mundua në pjesën e mbetur të shkonte tek goli, por pa sukses.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi suksesin minimal 1-0 të shkodranëve, që rikthehen te suksesi dhe kalojnë në gjysmëfinale, ndërsa dibranët kthejnë vëmendjen nga kampionati, ku kanë synim ngjitjen në Superiore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco