Nuk ishte në listën e lojtarëve të thirrur nga Challandes, zbulohet arsyeja e mungesës së Herolind Shalës

Nuk ishte në listën e lojtarëve të thirrur nga Challandes, zbulohet arsyeja e mungesës së Herolind Shalës

18:03, 17/03/2021

Herolind Shala, do të jetë një nga mungesat më të mëdha për Kosovën në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Suedisë dhe Spanjës.

Arsyeja e mungesës së mesfushorit 29 vjeçar, është pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti në një prononcim për FFK-në. Shala bëri të ditur se ka disa ditë që është i prekur nga Covid-19

”Ka disa ditë që jam prekur nga Covidi-19. Ditët e para kanë qenë goxha të vështira, pasi kam pasur temperaturë dhe ethe, ndërsa tani jam më mirë dhe besoj që për pak ditë do ta tejkaloj edhe këtë sfidë”, tha Shala për FFK-në.

“Falënderoj stafin e përfaqësuese dhe presidentin Ademi që vazhdimisht më kanë telefonuar dhe janë interesuar për shëndetin tim, ashtu sikurse edhe bashkëlojtarët”.

“Më vjen keq që kësaj radhe nuk do të jem afër tyre për t’i ndihmuar, por ja që ndodhi që të prekem me virus pikërisht para këtij grumbullimi të Kombëtares”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco