Agjenti i Kumbullës, Vitali: Marash është i lumtur te Roma, sezoni i tij është pozitiv

Agjenti i Kumbullës, Vitali: Marash është i lumtur te Roma, sezoni i tij është pozitiv

17:41, 17/03/2021

Kohët e fundit disa tifozë e kanë kritikuar Marash Kumbullën në lidhje me rënien e performancës, veçanërisht në ndeshjen kundër Parma.

Nesër, megjithatë, mbrojtësi shqiptar do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e dytë ndaj Shakhtar në Europa League.

Ndërkohë, agjenti i futbollistit 21 vjeçar, Gianni Vitali , foli për tregun dhe më gjerë. Këto janë fjalët e tij për Radio Marte:

Napoli ishte afër Kumbullës?

Ne tashmë e kemi trajtuar dhe diskutuar temën, në këtë moment ai është i lumtur te Roma dhe po punon për të bërë më të mirën për vete dhe për Romën. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ne e dimë shumë mirë.

Më mirë një mbrojtje me 3? Kërkesa në Romë është e ndryshme nga ajo në Verona, por unë jam i bindur që ai mund të luajë edhe në të majtë. Trajnerët janë shumë të sigurt në aftësitë e tyre drejtuese. Sezoni i tij është jashtëzakonisht pozitiv. Mendoj se po luan shumë, nuk mendoj se mund të besoni se mund të luante çdo ndeshje. Qëllimi është të përmirësohemi dita ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco