‘Nuk po ma pasojnë topin’/ Aguero largohet nga fusha pothuajse i përlotur!

‘Nuk po ma pasojnë topin’/ Aguero largohet nga fusha pothuajse i përlotur!

15:01, 17/03/2021

Sergio Aguero është dëgjuar duke u ankuar se shokët e skuadrës nuk ia pasuan topin në fitoren e Manchester City kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” mposhtën 2-0 klubin gjerman në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8-ave në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet evropiane.

Aguero këtë sezon i ka munguar “Etihad” si pasojë e dëmtimit dhe infektimit me Covid-19. Aguero u fut në lojë nga stoli në minutën e 75-të, por mllefi i tij ishte i dukshëm me të gjithë shokët e skuadrës.

Sipas ESPN, Aguero u ankua se shokët e skuadrës nuk ia pasuan topin dhe u dëgjua duke thënë: “No me pasan la pelota”, që në shqip nënkupton: “Ata nuk ma pasojnë topin mua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco