ZYRTARE/ Kombëtarja europiane hap dyert e stadiumit, ndeshja luhet me tifozë

ZYRTARE/ Kombëtarja europiane hap dyert e stadiumit, ndeshja luhet me tifozë

13:09, 17/03/2021

Hollanda ka vendosur të hapë dyert e Johan Cruijff Arena në Amsterdam.

Federata hollandeze ka vendosur që sfida e kualifikueseve të Botërorit mes Hollandës dhe Letonisë në 27 mars në 18:00 të luhet me 5 mijë tifozë. Në një kohë pandemie, Hollanda merr këtë hap të rëndësishëm për të rihapur stadiumin.

Kjo do jetë një provë për rihapjen e stadiumeve për fazën finale të Europianit të kësaj vere. Ky lajm vjen nga Shoqata hollandeze e futbollit. “Gjatë ndeshjes ndërkombëtare mes Hollandës dhe Letonisë në 27 mars, të shtunën në 18:00 zhvillohet një provë e re me maksimumi 5 mijë tifozë në stadiumin Johan Cruijff”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco