Rusi/ E trishtë, lojtari 19-vjeçar vdes pasi u godit nga një top hokeji

Rusi/ E trishtë, lojtari 19-vjeçar vdes pasi u godit nga një top hokeji

10:16, 17/03/2021

Lojtari rus i hokejit, 19-vjeçari Timur Faizutdinov, ka nderruar jete pasi u godit nga një top hokeji.

Timur Faizutdinov u dërgua në një spital pasi u godit gjatë një ndeshje kundër Loko Yaroslavl, tha ekipi i tij në një deklaratë të postuar në faqen e tyre të internetit, e cila ishte përkthyer nga rusishtja. Ai vdiq nga plagosja të martën.

"Topi goditi zonën e kokës, lojtari u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Mjekët luftuan për jetën e tij për tre ditë," tha ekipi për Faizutdinov.

"Përgjithmonë në Dynamo. Përgjithmonë në zemrat tona," shtuan ata.

Ekipi mbajti një moment heshtje për Faizutdinov gjatë lojës së tyre të martën dhe shpërndau një video nga ceremonia në faqen e tyre në Twitter .

Një klip i postuar në media sociale thuhet se tregoi momentin kur Faizutdinov u godit.

Në të, një lojtar i Loko Yaroslavl shihet kur përpiqet të godasë topin drejt portës.

Topi, fluturon lart dhe godet Faizutdinov. Pasi u godit, Faizutdinov  kap fytyrën dhe bie përtokë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco