Reali u kualifikua/ Zidane pas ndeshjes ka një paralajmërim për kundërshtarët

Reali u kualifikua/ Zidane pas ndeshjes ka një paralajmërim për kundërshtarët

08:36, 17/03/2021

Real Madrid fitoi me meritë 3-1 ndaj Atalantës dhe u kualifikua në çerekfinale të Champions Leagues.

“Ishte një lojë e mirë, edhe Atalanta luajti mirë, por mbi të gjitha ishim të mirë në mbrojtje. Ne mund të bëjmë gjëra të mira me topin dhe morëm një fitore të merituar”, tha Zidane pas ndeshjes për Skysport Italia.

Francezi u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe për pasojë u kualifikuan në fazën tjetër.

“Ky ishte objektivi për ne, që të kualifikohemi. Kishim një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, e dinim që do të ishte shumë e vështirë, por luajtëm mirë deri në fund”, tha Zidane.

Trajneri u shpreh se ata akoma nuk kanë arritur asgjë dhe është një rrugë e gjatë në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco