Atalanta s’bën dot surprizën në Madrid, Reali në çerekfinale të Championsit

Atalanta s’bën dot surprizën në Madrid, Reali në çerekfinale të Championsit

23:03, 16/03/2021

Reali i Madridit ka siguruar kalimin për në fazën e 1/4-ave në Ligën e Kampioneve, teksa ka mposhtur Atalantën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin.

Italianët e nisën mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste shënimi, por nuk ia dolën t’i finalizonin me sukses.

Nga kjo përfitoi Reali që u hodh në sulm, teksa gjeti edhe golin e avantazhit në minutën e 34’ me Karim Benzema, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Sportielo dhe mbrojtësit Toloi për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky gol duket se e tronditi skuadrën e Gasperinit, që dukej e pafuqishme për të reaguar.

Në minutën e 59’, Ramos dyfishoi shifrat, duke shënuar nga penalltia. Muriel shënoi një supergol në minutën e 83’ nga goditja e dënimit, duke rihapur sfidën, por kjo zgjati vetëm dy minuta, pasi në minutën e 85’, Asensio vulosi sfidën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco