Champions/ Manchester City 'fluturon' në çerekfinale, B. Monchengladbach nuk surprizon

Champions/ Manchester City 'fluturon' në çerekfinale, B. Monchengladbach nuk surprizon

23:02, 16/03/2021

Udhëheqës të padiskutueshëm të Premier League, Manchester City zbarkoi në Budapest plot siguri për t’u ndeshur me Borussia Monchengladbach për fazën e 1/8 në Ligën e Kampioneve.

Fitues të ndeshjes së parë me rezultatin 2 me 0, “Qyetarët” bën detyrën duke triumfuar me të njëjtin rezultat 2-0 ndaj Borussia-s në Hungari, duke siguruar kualifikimin në 1/8.

Gjermanët qëndruan vetëm 12 minuta, pasi u ndëshkuan nga silura e playmakerit belg, Kevin De Brynë dhe më pas u shembën gjashtë minuta më vonë, kur gjermani Ilkay Gundogan shënoi golin e tij të pesëmbëdhjetë të sezoni. Monchengladnach provoi të gjente rrugën e rrjetës me Embolon, por pa sukses.

Pjesa tjetër e lojës është një monolog i anglezëve, të cilët legjitimojnë epërsinë dhe pohojnë cilësinë dhe përvojën. Pjesa e dytë e ndeshjes nuk ndryshon inercinë e një sfide që në mënyrë të pashmangshme shuhet me kalimin e minutave.

Kështu, Manchester City kualifikohet në 1/8 e këtij kompeticioni madhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco