VIDEO/ U godit në kokë nga ruli, humb jetën sportisiti 19 vjeçar

VIDEO/ U godit në kokë nga ruli, humb jetën sportisiti 19 vjeçar

20:49, 16/03/2021

Talenti rus i hokejit në akull, Timur Faizutdinov ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare, pasi u godit nga ruli (siç është topi në futboll, por me formë cilindrike).

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Dinamo Shën Pjetërsburg dhe Loko Jaroslav, ku lojtari u godit afër syrit nga një prej kundërshtarëve të tij dhe menjëherë pas kësaj ra në tokë.

Faizutdinov u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekësve, nuk ishte e mundur që lojtari të mbijetonte, duke u larguar nga kjo jetë në një moshë shumë të re.

Të tronditur kanë mbetur nga kjo ngjarje shokët e ekipit te Dinamo, por edhe kundërshtarët të cilët kanë parë ngjarjen dhe gjithçka ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco