Josa: Kupa është rruga e vetme për në Europë

Josa: Kupa është rruga e vetme për në Europë

20:30, 16/03/2021

Kukësi luan këtë të mërkurë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Verilindorët do të sfidojnë në Durrës, Teutën në një sfidë teke për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend është kthyer në prioritet për Kukësin pasi është rruga e vetme që mund ta çojë në Europë. Diçka të tillë e theksoi në konferencën për shtyp edhe trajneri Mirel Josa.

 

“Gjithsecili ka interesat e veta për Kupën. Për ne është rruga e vetme për të vazhduar të pretendojmë për të zënë një vend në Europë. Pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur, skuadra është në gjendje të mirë fizike, ndërsa nga ana psikologjike kemi pasur luhatje. Nëse pretendojmë të japim 100% të mundësive tonë në mënyrë që të minimizojmë problemet që kemi”, përfundoi fjalën e tij Josa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco