Champions/ Manchester City -  Borussia Monchengladbach, ja si rreshtohen skuadrat

Champions/ Manchester City - Borussia Monchengladbach, ja si rreshtohen skuadrat

20:06, 16/03/2021

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Manchester City synon kualifikimin në raundin e 1/8 të Ligës së Kampioneve në ndeshjen e dytë kundër Borussia Monchengladbach. Në shtëpi, “Qytetarët” do të luajnë me formacionin tradicional 4-3-3 me Ederson Moraes në portë. Kyle Ëalker, Ruben Dias, John Stones dhe Joao Cancelo qëndrojnë përpara tij në mbrojtje. Ilkay Gündogan dhe Kevin De Bruyne shoqërojnë Rodrin në mesfushë. Phil Foden, Bernardo Silva dhe Riyad Mahrez përbëjnë treshen sulmuese.

Nga ana e tjetër, Monchengladbach luan me një 4-2-3-1 me Yann Sommer në katërkëndëshin e portës. Para zvicerianit, luajnë Stefan Lainer, Matthias Ginter, Nico Elverdi dhe Rami Bensebaini. Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus formojnë dyshen përpara mbrojtjes. Breel Embolo mbështetet në sulm nga Jonas Hofmann, Lars Stindl dhe Marcus Thuram.

Formacionet zyrtare:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, De Bruyne, Foden.

Borussia Monchengladbach (4-3-1-2): Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Hofmann, Neuhaus, Zakaria; Stindl; Thuram, Embolo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco