Inter konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Inter konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

17:19, 16/03/2021

Një rast pozitiv me Covid-19 në grupin e ekipit të Inter. Lajmi u dha nga vetë klubi zikaltër, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Klubi italian bëri të ditur se pas testit të kryer ditën e djeshme, Danilo D'Ambrosio ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mbrojtësi i zikaltërve tashmë është i izoluar në shtëpinë e tij, siç e kërkon protokolli i qeverisë italiane.

Pas lajmit, D'Ambrosio ka reaguar në rrjetet sociale, ku postoi një mesazh dhe ku falënderonte njerëzit për mesazhet e dërguara.

“Faleminderit për mesazhet dhe telefonatat e shumta. Për fat ndihem mirë, thjesht kam ethe dhe pak i lodhur. Tani, jam izoluar dhe do të qëndroj në shtëpi i izoluar për disa javë. Shihemi së shpejti, Danilo”.

D’Ambrosio nuk do të jetë në dispozicion të Antonio Conte-s për ndeshjen kundër Sassuolo, e fundit para ndeshjeve të kombëtareve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco