Ofendoi gjyqtarin në ndeshjen me Napolin, pezullohet sulmuesi i Milanit

Ofendoi gjyqtarin në ndeshjen me Napolin, pezullohet sulmuesi i Milanit

17:12, 16/03/2021

Dorë e rëndë e gjykatësit sportiv në Itali për sulmuesin e Milanit, Ante Rebic.

Futbollisti kroat, i ndëshkuar me karton të kuq në minutat e fundit të sfidës mes kuqezinjve dhe Napolit për protesta, është dënuar me 2 ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv, pasi ka përdorur fraza fyese në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Ja ka hedhur pa ndëshkim portieri Giggio Donnarumma, i cili ka marrë vetëm një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Rebic do të humbasë kështu dy ndeshjet e radhës të Milanit në kampionat, pikërisht sfidat ndaj Fiorentinës në transfertë dhe Sampdorias në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco