Martini: Jemi më lart se Kukësi, synojmë kupën dhe kampionatin

Martini: Jemi më lart se Kukësi, synojmë kupën dhe kampionatin

16:46, 16/03/2021

Pavarsisht barazimit ndaj Kastriotit në kampionat, trajneri i Teutës Edi Martini u shfaq optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit. Shkodrani i stolit të durrsakëve theksoi se edhe Kupa është objektiv i Teutës në këtë sezon.

“Në ndeshjen me Kastriotin kemi nxjerrë mësimet e duhura. Ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar me patjetër, ndoshta e ‘fituam’ pak para kohe. Kjo ndeshje duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet e bëra. Kukësi është ekip mjaft i mirë, por po të na krahasosh ne me ata, jemi më lart. Në dy ndeshje me ta kemi barazuar këtë sezon dhe kemi fituar një herë në fushën e tyre. Kemi qenë superiorë dhe na kanë barazuar në fund”.

“Skuadra është në rregull, djemtë janë mirë, përveç Grudës që nuk do jetë pjesë e ekipit, të tjerët janë gati. Këtë sezon kemi objektiv Kupën dhe kampionatin. Deri tani jemi në rrugën e duhur pavarësisht barazimit të fundit. Edhe në Kupë kemi ecuri të mirë, duam gjysmëfinalen sepse është në objektivat tona. Kemi bërë një grup që të përballojë edhe Kupën, edhe kampionatin, kështu që nuk i ndaj Kupën apo kampionatin, megjithëse po të lija njërën për tjetrën do doja kampionatin”.

“Jemi ekip që bëjmë lojën tonë dhe nuk presim asnjë veprim tjetër jashtë fushës. Ndeshjeve po i vjen fundi, ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Partizani është rival direkt, por më parë kemi ndeshjen e nesërme”, u shpreh Martini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco