Zgjedhjet në KOK mund t'i japin fund udhëheqjes çerekshekullore të Besim Hasanit

Zgjedhjet në KOK mund t'i japin fund udhëheqjes çerekshekullore të Besim Hasanit

15:54, 16/03/2021

Ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinajt Erolld Belegu, tha se KOK-u tash e 25 vjet udhëhiqet nga Besim Hasani!

Sipas tij asnjë zhvillim, asnjë organizim i brendshëm i mirëfilltë dhe mbi 45 % e buxhetit shpenzohet për "funksionerët" e KOK-ut ! Psh në vit pandemie mbi 250 mijë euro!

Ai shtoi se Besim Hasani pretendon vazhdimin e mandatit si delegat i sportit joekzistues në Kosovë- kërllingut! Paramendoni kjo "federatë" fantome do të ketë numër të njejtë të delegatëve ne Kuvend sikurse futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, xhudo... Por ky avaz nuk është risi për Kryetarin e përhershëm! Ai ka edhe disa federata që udhëhiqen nga familjarë të ngushtë që atij i japin fitore ndër vite! 

"Tash do të provojë të kontrabandojë edhe dy sporte për të siguruar "votat e mjaftueshme" për edhe një mandat! Vlen të përmendet që Hasani në të kaluarën ka qenë i deleguar edhe nga peshëngritja (djali i tij Kryetar) e Karateja (sport jo olimpik), etj. Kombinime të pafundme për te mbajtur pozitën", tha Belegu.

Ish-këshilltari i kryeministrit shtoi se këtë herë konkurrenti i vjen në formën e ish-mikut dhe kolegut të tij nga Federata e Karatesë, Kryetari i saj Ismet Krasniqi, që në Kuvendin e kaluar ishte përkrahës i Hasanit. Duke punuar me të, ky i fundit me gjasë është dëshpëruar dhe tani ka vendosur ta sfidojë. Por, qysh në fillim, Ismeti i cili udhëheq një federatë jo olimpike, e që rrjedhimisht nuk ka të drejtë të kandidojë fare, sfidën me Besimin po e zhvillon me të njëjtat metoda! 

Belegu shtoi se në Kuvendin Zgjedhor të KOK do të paraqitet si kandidat për Kryetar i deleguar nga Federata e Atletikës së Kosovës!!! I njëjti, kuptohet që nuk ka asnjë aktivitet në këtë federatë e as nuk është zgjedhur në Kuvendin e së njëjtës, por është emëruar nga Kryetari i Federatës së Atletikës sa për të plotësuar kushtin ligjor për kandidim!!! Por, ndoshta Besimi ndryshe nuk mund të mposhtet!

Ai shtoi ndryshe mendon vetëm kandidatja e tretë, Linda Shala, që vjen si kandidate nga pozita e Nënkryetares në Federatën e Basketbollit të Kosovës. Pos që vjen nga njëra nga Federatat më serioze dhe më të organizuara në Kosovë, Linda është donatore e sportit që 20 vjet, Kryetarja e parë femër në një klub basketbolli (KB Trepça), anëtare e  Bordit në FBK me vite të tëra dhe njëra ndër gratë më të spikatura në biznes e menaxhim e dekoruar shumëherë për të gjitha këto veprimtari.

Erolld Belegu tha se nga kjo që u theksua më lartë, do duhej të ishte e qartë se zgjedhja e Kryetares së KOK-ut do të duhej të ishte thjeshtë formalitet. Jam i sigurt që shumica e delegatëve të Asamblesë Zgjedhore janë ngopur me metodat e shfrytëzuara ndër vite nga z. Hasani dhe miqtë e tij, siç jam i sigurt ndryshimi në KOK nuk mund të arrihet me metodat e tij, por me sinqeritet, punë, përkushtim dhe vizion, që sot mishërohen vetëm në formë të Kryetares së ardhshme të KOK, znj. Linda Shala!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco