Barazon rekordin e Xavit tek Barcleona, ja mesazhi që jep Leo Messi

Barazon rekordin e Xavit tek Barcleona, ja mesazhi që jep Leo Messi

13:15, 16/03/2021

Lionel Messi ka thënë se ndihet i nderuar që ka arritur ta barazojë rekordin e legjendës Xavi Hernandez për më shumë paraqitje me fanellën e Barcelonës.

Messi ka zhvilluar 767 ndeshje në karrierë me Barcelonën dhe gjatë mesazhit ai ka falenderuar shokët e skuadrës dhe familjen për këtë arritje.

“Është nder i madh ta arrij këtë numër ndeshjes me Barcelonën”, shkroi Messi në Instagram.

“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarët të cilët më shoqëruan nder vite, si dhe familjes dhe miqve që kanë qenë gjithmonë përkrah meje”, tha Leo.

Messi shënoi dy gola fantastik në fitoren e Barçës 4-1 kundër Huescas, u lartësua edhe nga kundërshtari i tij natën e së hënës, Rafa Mir.

“Barcelona luan me një lojtar më shumë kur Leo është në fushë”, tha Mir.

Ndërsa pas ndeshjes, trajneri Koeman tha: “Mendoj se Messi e ka treguatr se është më i miri. Goli i parë ishte fantastik. Ai e meriton të jetë i rëndësishëm për këtë ekip”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco