‘VAR-i duhet të ndërhynte’/ Flet agjenti: Ronaldo të merrte kartonin e kuq!

‘VAR-i duhet të ndërhynte’/ Flet agjenti: Ronaldo të merrte kartonin e kuq!

12:49, 16/03/2021

Graziano Battistini, menaxheri i Alessio Cragno, portierit të Cagliari, që provoi takat e yllit portugez në fytyrë, tha se Ronaldo duhet të ishte ndëshkuar me kartonin e kuq.

“Nuk ka dyshim në lidhje me tendenciozitetin e CR7 për ta dëmtuar. Ai shkoi instinktivisht në atë dyluftim, por ishte karton i kuq. Alessio është pa probleme serioze, për fat të mirë. Të mos ndërhyjë VAR-i në një rast të tillë… Unë e shoh tejet të diskutueshme”, u shpreh ai për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

 “Unë mendoj se kishte një qasje nderuese për të mos e ndëshkuar Cristiano Ronaldon. Ndoshta gjyqtari nuk e pa mirë, por në atë moment VAR-i duhej të ndërhynte. Na vjen keq. Nuk e di nëse Ronaldo e telefonoi Alessio për t’i kërkuar falje, kjo është gjë që u përket atyre. Më vjen keq vetëm që VAR-i nuk ndërhyri në atë situatë”, tha Battistini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco