Shkoi në stërvitje me Mercedes, Bayern mendon të gjobisë Kingsley Coman

Shkoi në stërvitje me Mercedes, Bayern mendon të gjobisë Kingsley Coman

10:54, 16/03/2021

Kingsley Coman, mund të gjobitet nga klubi pasi ka shkuar në stërvitje me makinën e tij tip Mercedez, duke thyer kështu rregullat e klubit.

Në janar 2020 drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç  kishte bërë një njoftim të qartë, pasi shumë yje të Bayernit vazhdonin të vinin në stërvitje me makinat e tyre private luksoze. Ai informoi ekipin në atë kohë, se markat e huaja të makinave nuk lejoheshin më në punën e përditshme.

Vetëm makinat nga aksioneri “Audi” dhe “Volksvagen”  do të lejoheshin që të përdoreshin. “Rregulli është i qartë, kush e shkel do të gjobitet 50 mijë euro”, shprehej drejtori sportiv i gjermanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco