Gjimshiti kërkon përmbysjen përballë Realit, ja formacionet në Champions

Gjimshiti kërkon përmbysjen përballë Realit, ja formacionet në Champions

10:26, 16/03/2021

Pas fitores në shtëpi kundër Spezia, Atalanta po përgatitet për natën e madhe të Ligës së Kampionëve. Në shtëpinë e Real Madridit, italianët shkojnë për të përmbysur humbjen minimale të pësuar në Bergamo, në ndeshjen e parë. “Akti” i parë mes dy skuadrave në fjalë u vendos nga goditja jashtë zonës e Mendy.

Për të kaluar raundin (1/8 finale), ekipi i drejtuar nga Gian Piero Gasperini është i detyruar të fitojë në “Alfredo Di Stefano”, duke shënuar të paktën dy gola. Në fakt, në rast të një fitoreje 1-0, ndeshja do të shkonte në kohën shtesë.

Pessina do të luajë në mes të fushës, përkrah De Roon. Në mbrojtje, Sportiello është shumë i konfirmuar, i mbështetur nga mbrojtja prej tre personash: Toloi, Romero dhe Djimsiti. Shqiptari është rikuperuar plotësisht. Maehle dhe Gosens në krahë, ndërsa përpara ka dyshime për t’u zgjidhur. Pasalic është në balotazh me Malinovskyin për një vend midis linjave, Muriel dhe Zapata duhet të luanin në vijën e parë, por Ilicic “tregon dhëmbët”.

Ja formacionet e mundshme:
REAL MADRID (3-5-2): Courtois; Varane, Ramos, Nacho; Lucas Vazquez, Modric, Kroos, Valverde, Mendy; Rodrygo, Benzema.

ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Tolói, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Pessina, Gosens; Pasalic: Muriel, Zapata.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco