VIDEO/ Momente paniku në Wolves-Liverpool, portieri mbetet pa ndjenja pas përplasjes me mbrojtësin

VIDEO/ Momente paniku në Wolves-Liverpool, portieri mbetet pa ndjenja pas përplasjes me mbrojtësin

23:18, 15/03/2021

Frikë dhe panik në fundin e ndeshjes mes Wolves dhe Liverpool.

Në minutën e 86-të, portieri Rui Patricio mori një goditje në kokë pas një përplasje të ashpër me mbrojtësin e tij, Coady.

Gjatë një aksioni mjaft të shpejtë, mbrojtësi nuk e pa daljen e portierit dhe u përplas me kokën e tij, duke i dhënë një dëmtim të rëndë.

Rui Patricio u shoqërua menjëherë për në spital dhe ndeshja u ndërpre për gati 15 minuta.

Në fund, sfida u shty deri në minutën e 108-të, kur erdhi edhe vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco