Ibrahimoviç rikthehet te Suedia për ndeshjen kundër Kosovës

Ibrahimoviç rikthehet te Suedia për ndeshjen kundër Kosovës

22:49, 15/03/2021

Zlatan Ibrahimoviç nuk është kthyer ende në fushën e lojës me Milanin pas dëmtimit që pësoi pak javë më parë.

Por sulmuesi suedez gjithsesi pritet të jetë në gatishmëri për përfaqësuesen e vendit të tij, pas rikthimit të bujshëm, 5 vite nga hera e fundit kur ka luajtur me ekipin kombëtar.

Ibra u tërhoq pas Euro 2016 dhe dukej se Kombëtarja ishte kapitull i mbyllur për të.

Por pak nga pak ai mendoi rikthimin dhe që në 2018 ishte gati të vishte përsëri fanellën e ekipit në Botëror.

Trajneri Jane Anderson vendosi të mos e grumbullonte, duke bërë të shpërthente një polemikë mes tyre.

Megjithatë, duke parë formën që po kalon suedezi, palët janë afruar përsëri dhe Anderson ka vendosur që të grumbullojë përsëri sulmuesin.

Kështu, mësohet se emri i Ibras është në listën paraprake të Suedisë për ndeshjet e marsit, që kjo përfaqësuese do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë e ku Ibra mund të ketë mundësinë të zbresë për disa minuta në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco