Berat Gjimshiti bëhet gati për Real Madridin

Berat Gjimshiti bëhet gati për Real Madridin

20:43, 15/03/2021

Berat Gjimshiti nuk do të mungojë as në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit, ku Atalanta do të përpiqet në të gjithë mënyrat që të shkruajë historinë duke marrë një rezultat pozitiv ndaj ekipit të Zidane në Ligën e Kampioneve.

Skuadra bergamaske ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-0, por vazhdon të shpresojë se mund të thotë fjalën e vet, pasi edhe në ndeshjen e parë tregoi një lojë shumë të mirë.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare u dëmtua në fitoren 3-1 ndaj Specias dhe la fushën e lojës para kohe duke kërkuar zëvendësim.

Por trajneri Gasperini, në konferencën e fundit për shtyp para sfidës, ka theksuar se lojtari është riaftësuar plotësisht, duke rikuperuar në kohë për të thënë fjalën e tij përballë madrilenëve

“Do të ishte mendjemadhësi të mendonim se mund të mposhtnim Realin me çdo kusht. Do të shohim në fushë për të kuptuar se si do t’i ndalim, duam të bëjmë një ndeshje të madhe, do të shohim pastaj nëse do të jetë e mjaftueshme ndaj një prej skuadrave me më shumë tituj. Koeficienti i vështirësisë është gjithmonë e më i lartë, për të kaluar turin duhet vetëm të fitojmë. Jemi ende në garë, të shohim shanset tona gjatë ndeshjes.

Cili prej sulmuesve të tyre më frikëson? Benzema është një nga më të fortët në botë. Por nuk është vetëm ai, Reali është i aftë të shënojë gol në shumë mënyra. Nëse arrijmë të përballojmë valën, pastaj mund të kuptojmë cilat do të jenë mundësitë tonë.

Gjimshiti? Ka rikuperuar plotësisht, e ka kaluar në një kohë shumë të shkurtër atë traumë”, theksoi trajneri para gazetarëve, duke bërë të qartë se priste shqiptarin në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco