Shau gjyqtarin nga familja, Rebiç rrezikon pezullimin

Shau gjyqtarin nga familja, Rebiç rrezikon pezullimin

19:52, 15/03/2021

Sulmuesi kroat i Milanit, Ante Rebiç, pas dy ndeshjeve mungesë nga një dëmtim muskular, u rikthye si protagonist mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Napolit, teksa hyri si zëvendësues dhe në fundin e lojës u ndëshkua me karton të kuq pasi ofendoi arbitrin kryesor.

Nga një faull i shkaktuar, ku fare mirë mund të shmangej, kroati pas vërshëllimës së arbitrit, i është drejtuar këtij të fundit me fjalë fyese, teksa nuk kanë munguar sharjet nga familja për kryesorin e ndeshjes i cili nxori menjëherë kartonin e kuq.

Por mesa duket nuk do të mbarojnë këtu telashet për Rebiç, pasi rrezikon të skualifikohet me dy ndeshje ose dhe më shumë, vendim ky i cili është në dorë të gjyqtarit anësor, i cili duhet të tregojë se çfarë ka dëgjuar ai në momentin e tensionit ndërmjet Rebiç dhe arbitrit Paskua.

Një lajm jo i mirë ky për Milanin, ku nisur nga mungesat e shumta shkak i dëmtimeve i duhej të bëjë pa sulmuesin e saj si pasojë e sjelljeve individuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco