Trajneri i Kombëtares së Kosovës U-21, Michael Nees, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.
Në listë janë përfshirë 25 futbollistë. Këto dy takime do t’i shërbejnë stafit për ta pasur një pasqyrë sa më reale të ekipit, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Europianin 2023 kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor, në Prishtinë.
Miqësoret me Katarin zhvillohen në sajë të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dyja federatave.
Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: