I kërkonte Kosova, 4 futbollistët shqiptarë i bashkohen Zvicrës

I kërkonte Kosova, 4 futbollistët shqiptarë i bashkohen Zvicrës

17:16, 15/03/2021

Federata e Futbollit e Kosovë prej disa kohësh po ndiqte 4 talente, të cilëve u është dërguar një ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses kosovare, por ata kanë refuzuar, duke pranuar të jenë pjesë e kombëtares U21 të Zvicrës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Federata e Futbollit në Zvicër, e cila bëri sot publikë emrat e lojtarëve të ftuar për Europianin e 21-vjeçarëve, në të cilën ndodheshin dhe 4 lojtarët me origjinë shqiptare të ftuar nga FFK-ja, Kastriot Imeri, Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Toni Domgjoni.

Imeri aktivizohet me Serveten në Superligën e Zvicrës ku në të njëjtin kampionat luan dhe Toni Domgjoni, por me skuadrën e Zyrihut.

Zeqiri është pjesë e Brighton në Premierligën angleze, ndërsa Bastien Toma luan te skuadra belge e Genkut.

Lojtarët nuk e kanë refuzuar në mënyrë direkte kombëtaren e Kosovës, por janë shprehur se do të presin mbarimin e Europianit U21 për të marrë më pas një vendim në shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco