Rikthimi i Ronaldos tek Reali? Ja çfarë thotë trajneri Zinedine Zidane...

Rikthimi i Ronaldos tek Reali? Ja çfarë thotë trajneri Zinedine Zidane...

15:05, 15/03/2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për rikthimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë një interviste për “Sky Sport”, përpara ndeshjes së kthimit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, Zidane dha një përgjigje diplomatike.

Ronaldo tek Reali? “Po, mund të jetë një mundësi e mirë” u përgjigj Zidane.

“Ne e njohim Cristianon, e njohim se çfarë personi që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu. Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. Kam pasur fatin ta trajnoja dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin”, tha Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco