Paredes: PSG-ja më ka kërkuar të mos flas më për Messin

Paredes: PSG-ja më ka kërkuar të mos flas më për Messin

11:47, 15/03/2021

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, ka zbuluar se klubi i ka kërkuar të mos flas më rreth transferimit të mundshëm të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në Parces des Princes.

Është përfolur se Messi, të cilit i mbaron kontrata me Barçën në qershor, mund t’i bashkohet PSG-së gjatë verës dhe bashkatdhetari i tij kishte folur publikisht për përpjekjet e klubit për ta bindur argjentinasin.

Në janar, Paredes zbuloi se PSG-ja po përpiqej ta bindte Messin t’i bashkohej PSG-së, gjë që nuk është pritur aspak mirë në klub.

Messi tek PSG-ja? “Drejtuesit e PSG-së më kërkuar të mos flas më për Leo Messin”, tha Paredes për Journal Du Dimanche.

“Njerëzve s’u pëlqeu çfarë thashë. Disave iu duk mungesë respekti. Po për mua nuk është kështu. I takon Messit të vendosë qetësisht për të ardhmen në fund të sezonit”, shtoi Paredes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco