Premierliga/ Një autogol e ngjit Manchester United në vend të dytë

Premierliga/ Një autogol e ngjit Manchester United në vend të dytë

22:39, 14/03/2021

Manchester United triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj West Ham dhe rikthehet në vendin e dytë të renditjes.

“Djajtë e kuq” nuk shkëlqyen përballë londinezëve, por ia dolën të marrin tre pikët falë një autogoli të Dawson në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja nisi me një ritëm të ulët dhe kërcënimin e parë e dha sulmuesi Mason Greenwood, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pak para fundit të pjesës së parë portieri Fabianski bëri mrekullinë me një pritje ndaj Greenwood e më pas dy minuta më vonë I mohoi golin edhe Rashford, duke çuar skuadrat në pushim me rezultatin e bardhë.

Në minutën e 53-të u regjistrua edhe momenti më vendimtar I ndeshjes, teksa pas një krosimi në zonë, Dawson devijoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e portës së tij dhe u dha avantazhin “djajve të kuq”.

West Ham bëri shumë pak për të shmangur humbjen, ndërsa deri në fund Manchester United pati edhe dy mundësi të tjera shënimi, por nuk konkretizoi para portës, duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin minimal 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco