Patushi në ‘Fair Play’: Derbi pa ‘luftë’, fatkeqësi të shohësh Tiranën

Patushi në ‘Fair Play’: Derbi pa ‘luftë’, fatkeqësi të shohësh Tiranën

22:20, 14/03/2021

Një prej ish-lojtarëve të Tiranës, Saimir Patushi, kritikon ish-ekipin e tij, që humbi të shtunën 2-1 derbin me Partizanin.

I ftuar në “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV, ish-mesfushori nuk i kursen akuzat për klubin bardheblu, duke filluar që nga presidenti e deri te lojtarët, që sipas tij nuk e meritojnë atë fanellë.  

“Për derbin, i luftuar mund të themi se ishte vetëm me fjalë, por se çfarë japin në fushë lojtarët e Tiranës, 70-80 përqind nuk e meritojnë atë fanellë.

Të kesh ekipin kampion dhe të rrezikosh të mos marrësh pjesë në Europë, vetëm Tirana dhe presidenti i saj e bën.

Nuk ka mundësi, që Partizani që vjen nga ajo humbje në Korçë, të mundë Tiranën në atë mënyrë.

Tirana nuk ka vazhdimësi. Të kesh ekipin kampion dhe të bësh atë paraqitje, është fatkeqësi e madhe. Është turp t’i shohësh në fushë ata lojtarë që të luajnë për Tiranën. Një derbi që nuk ka luftë sportive.

Nuk mund të imagjinosh që pas 90 minutave, të shohësh lojtarët e Tiranës me brekë të bardha dhe me geta të bardha, domethënë pa u bërë pis.

Një klubi si Tirana nuk i falet të bëjë gabime duke marrë lojtarë si ai finlandezi, që paguhet shumë. Më mirë të merren lojtarë nga U-17, që ia dinë vlerën fanellës së Tiranës’, deklaroi Patushi në “Fair Play”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco