Solskjaer dëshiron të ketë Cristiano Ronaldon te Manchester United

Solskjaer dëshiron të ketë Cristiano Ronaldon te Manchester United

21:06, 14/03/2021

Ole Gunar Solskjaer, trajneri norvegjez i Manchester United, ka luajtur me “Djajtë” për 11 sezone dhe ka pasur si partnerë në sulm shumë legjenda të futbollit anglez dhe botëror.

Një ndër ta është dhe ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ata kanë luajtur për gati 4 sezone së bashku në vitet 2003-2007, vit ky në të cilin Solskajer u dorëhoq nga futbolli i luajtur.

I pyetur nga një fans se cilin nga yjet e Manchester United, do të dëshironte të stërviste aktualisht si trajner tek “Djajtë”, ai u përgjigj: “Ka disa lojtarë me të cilët kam luajtur që do të doja t’i kisha në ekipin tim. Për shembull Roi Kin, por nuk jam i sigurt se mund ta trajnoj atë. Kam luajtur me Cristiano Ronaldon dhe ai ishte lojtari më i mirë në botë së bashku me Lionel Mesin në 10-15 vitet e fundit, kështu që unë do të thoja Cristianon”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco