Shuhet ish-kampioni i boksit, bashkëshortja jep lajmin tragjik

Shuhet ish-kampioni i boksit, bashkëshortja jep lajmin tragjik

18:01, 14/03/2021

Legjenda e boksit, Marvin Hagler, kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme nga viti 1980 deri më 1987, vdiq papritur në moshën 66 vjeç.

Në një postim në faqen e boksierit në Facebook, gruaja Kay G. Hagler, ka shkruar se burri i saj vdiq në shtëpinë e familjes në New Hampshire.

“Më vjen keq që po bëj një njoftim shumë të trishtuar. Fatkeqësisht sot burri im i dashur, Marvelous Marvin, vdiq papritur në shtëpinë e tij, këtu në New Hampshire”, ka shkruar ajo.

“Familja jonë kërkon që të respektohet privatësia në këtë kohë të vështirë”, e mbyll e shoqja e ish-boksierit.

Hagler, i cili ka jetuar disa vite në Milano, u quajt “I mrekullueshëm”, nga adhuruesit dhe admiruesit e tij.

“International Boxing Hall of Fame” e cilësonte atë prej kohësh, si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Të paharrueshme janë disa nga takimet e tij, të futura në historinë e boksit, si fitimi i titullit të parë kampion i botës në peshat e mesme për WBC dhe WBA kundër anglezit Alan Minter (1980), deri te Hagler-Leonard, i diskutueshëm i vitit 1987, futur në listën e 100 luftimeve e mëdha të boksit të të gjitha kohërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco