Kapet duke luajtur bixhoz, arrestohet ish-sulmuesi i Interit

Kapet duke luajtur bixhoz, arrestohet ish-sulmuesi i Interit

17:33, 14/03/2021

Gabriel Barbosa ose i njohur ndryshe me emrin “Gabigol”, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi u kap nga policia duke luajtur bixhoz ilegalisht.

25-vjeçari, i cili luajti vetëm një sezon me skuadrën e Interit, u arrestua pasi u gjet në një vend të paligjshëm në qytetin e Sao Paolos, ku luhej bixhoz ilegal.

Sulmuesi brazilian momentalisht luan për skuadrën e Falmengos në kampionatin brazilian. Pas disa orësh në burg 24-vjeçari u la i lirë.

“Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se ishte një kazino klandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen për krime kundër shëndetit publik dhe bixhozit”, tha shefi i policisë në Brazil, Eduardo Brotero.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco