VIDEO/ Dëmtohet Armando Broja, momenti i rrëzimit gjatë ndeshjes

VIDEO/ Dëmtohet Armando Broja, momenti i rrëzimit gjatë ndeshjes

16:56, 14/03/2021

Vitesse fitoi me rezultatin 3-1 në fushën e Utrecht, teksa Armando Broja e nisi ndeshjen si zakonisht si titullar.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola në kampionatin holandez.

19-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 72-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.

Sulmuesi shtatlartë u rrëzua keq gjatë një dyluftimi në zonë dhe trajneri e zëvendësoi menjëherë me Huisman.

Dhimbje e madhe për Brojën, siç dëgjohet edhe në video, teksa Edi Reja dhe të gjithë tifozët shqiptare shpresojnë të mos jetë ndonjë dëmtim serioz.

Shqipëria nis eliminatoret e Botërorit Katar 2022 më 25 mars kundër Andorrës në transfertë.

Tre ditë më pas presim Anglinë në “Air Albania”, teksa më 31 mars është radha e miqësore me San Marinon.

Lojtari nga Malësia e Madhe po kalonte një formë të mirë dhe po priste me padurim grumbullimin me kombëtaren kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco